Republika  e Iliridės

Senati  i Republikės

Nr.03-05 / 95

 Dt: 05.05.1992

 G o s t i v a r

 

 

Nė bazė tė Nenit:126 tė Kushtetutės sė Republikės sė Iliridės  e  miratuar nga Qeveria e sajė me datė: 30.04.1992  me Nr.02-01 / 101  kėshilli i senatit nė seancėn e vet tė rregulltė nė bazė tė rregullores sė sajė e miratuar me dt: 01.05.1992 me numėr:

 02-05/92 , neni: 22 miratoi kėtė:

P r o j e k t

/ Pėr jetėsimin e Republikės sė Iliridės /

 

Iniciativė nga Kėshilli i Senatit tė Republikės sė Iliridės nė bazė tė   Nenit: 123 – 131 tė Kushtetutės sė Republikės sė Iliridės  i  miratuar nga Qeveria e sajė me datė: 30.04.1992  me Nr.02-01 / 101 ,Rregullorėsė sė Punės sė Kėshillit tė Senatit  Neni: 24 ,  vendimit  tė qeverisė Neni: 5  pėr themelimin e senatit  Nr. 02-05/92 me Dt: 01.05.1992  -  nxitė subjektet politike shqiptare pėr jetėsimin e Republikės sė Iliridės.

 

Qėllimi i projektit:

 Jetėsimi i Republikės sė Iliridės nė mėnyrė paqėsore me marveshje tė subjekteve politike Shqiptare dhe ate Maqedone.

 

Elementet bazė pėr jetėsimin e Republikės sė Iliridės:

 

Nė teritorin e Maqedonisė veri perendimore jeton populli shqiptarė homogjen ne trojet e veta.  Ka prejardhjen e vet autoktone iliriane  nė kėto troje. Ka kulturėn , gjuhėn, historinė dhe teritorin  e pandarė.

Ka kapacitete njerzore pėr udhėheqje dhe ndėrtim tė tė gjitha organeve shtetėrore  si dhe pėr drejtimin e tyre.

 Ka referendumin e lirė tė  kėtyre trojeve tė datės 11.-12.01.1992 pėr autonomi politiko teritoriale tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Ka kushtetutėn e vet e miratuar nga qeveria e Republikės sė Iliridės me  30.04.1992.

 

Domosdoshmėri pėr federalizimin e Maqedonisė

 

Funksionimi normal i tė gjitha strukturave shtetrore nuk mund tė funksionoi nė Maqedoni me vet faktin se popullata shqiptare  e dyta pėr nga numri dhe pjesmarja nė tėrrėsi shtetėrore nuk ėshtė e pėrfillur nga shkaku se pėrherė ka qenė e margjinalizuar dhe gjithashtu edhe nė tė ardhmen poashtu do tė jetė pa marrė parasyshė se ēfar marveshjesh do tė arrihen  dhe nėnshkruhen. Me kėtė edhe protesta dhe mllefi te popullata shqiptare pėr mos pėrfillje tė drejtė dhe tė denjė nė pushtet do tė jetė e pėrhershme dhe konstante.

Qė tė ndėrpritet njė gjė e tillė dhe njėherit edhe tė mos vihet edhe deri te veprimtari vigjilente nga ana e popullatės shqiptare – e domosdoshme ėshtė federalizimi i Maqedonisė mes dy popujve mė tė mėdhenjė edhe ate mes Shqiptarėve dhe Maqedonėve.

 

Jetėsimi i Republikės sė Iliridės do tė realizohet nė kėto faza:

 

Faza e parė:

Kryetari i kėshillit tė senatit inicon  bisedėn me partitė mė tė mėdha shqiptare PPD dhe PDP  si dhe me subjektet tjera dhe organizata jo qeveritare qė veprojnė dhe punojnė nė Maqedoni.

Bėhen analiza dhe sumim tė rezultateve tė bisedave si dhe  meret qėndrim pėr fazėn e mėtejme.

Faza e dytė:

 

Kryetari i kėshillit tė senatit konvokon mbledhje me liderėt partiakė ose me pėrfaqėsuesit e tyre si dhe me pėrfaqėsues dhe simpatizant tjerė dhe me organizatat e ndryshme jo qeveritare.

Nė kėtė mbledhje nėnshkruhet memorandumi i parė  nga tė gjithė liderėt / pėrfaqėsuesit / si dhe  ndėrtohet strategjia e veprimeve tė mėtutjeshme e gjithė subjektit politik shqipar dhe  organizatave tė ndryshme joqeveritare.

 

Faza e tretė:

 

Caktohet data pėr konvokimin e Kuvendit popullor me tė gjithė delegatėt e zgjedhur nė votat e lira dhe demokratike.

Nėse ndonjė subjekt politikė shqiptar nuk merė pjesė atėherė delegatė tė kuvendit pėr ato reone zgjidhen nga kėshillat  vendore gjithashtu tė zgjedhur nė vota tė lira dhe demokratike.

 

Faza e katėrt:

 

Nė mbledhjen e parė tė rregulltė  tė Kuvendit popullor zgjidhet kryesia e kuvendit si dhe nė procedurė tė shkurtėr ratifikohet dokumenti bazė i Republikės sė Iliridės – Kushtetuta - .

Nė kėtė mbledhje nė procedurė tė shkurtėr zgjidhet edhe Qeveria e pėrkohshme e Republikės sė Iliridės me mandat deri nė krijimin e kushteve pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike.

Zgjidhet gjygji kushtetues.

Zgjidhet presidenti i pėrkohshėm i Republikės.

Ratifikohet senati nė pėrbėrjen e sajė .

 

Faza e pestė:

 

Organet e zgjedhura legjitime edhe pse kanė mandat tė pėrkohshėm ata funksionojnė si tė rregullta.

Qeveria e republikjės i merrė tė gjitha ingerencat e veta si qeveri dhe si e tillė pėrgjigjet para kushtetutės sė vet dhe kuvendit popullor.

Njoftojnė tė gjitha qeveritė e botės pėr vendimet  qė janė marrė pėr jetėsimin e Republikės sė Iliridės.

Njoftojnė me shkrimė kuvendin e Republikės sė Maqedonisė pėr fillimin e bisedimeve pėr federalizimin e Maqedonisė.

 

Faqza e gjashtė:

 

Qeveria e Republikės sė  Iliridės i merrė pėr sipėr bisedat me faktorin e brendshėm dhe tė jashtėm pėr federalizimin e shtetit.

Qeveria gjithėnjė do tė ketė bazė pėr federalizim Kushtetutėn e Republikės sė Iliridės dhe modelet e ndryshme evropjane ose amerikane.

Qeveria e pėrkohshme  si dokument dhe kėrkesė e  pėrgadit dhe i dėrgohet Kuvendit tė Maqedonisė pėr shqyrtim dhe miratim tė kėtij projekti.

 

Faza e shtatė:

 

Nė kėtė fazė ėshtė  e paraparė faza kalimtare e formimit tė pushtetit tė Republikės sė Iliridės si dhe formimit tė pushtetit federal nė Maqedoni nėn mbykqyrjen e faktorit ndėrkombėtar.

Ja disa tė dhėna mbi ndėrtimin e Federatės sė pėrbashkėt:

 

ORGANIZIMI SHTETĖROR

 

Pikė nisje pėr organizim shtetėror   do tė jetė Referendumin e Shqiptarėve tė Maqedonisė pėr Autonomi Politike dhe Teritoriale i cili ėshtė i mbajtur me datė 11 dhe 12 Janar 1992  ku nė ate referendum votuan PĖR  mbi  360 000 qytetar  tė lirė tė Republikės sė Maqedonisė . Me njė fjalė do tė respektohet dėshira dhe veridikti i popullit shqiptar qė nė Maqedoni tė jetohet nė sistem federativ / konfederativ / i pėrbėrė prej dy njėsive federale ajo shqipatere  / Iliridės /  dhe ajo maqedonase ku me marveshje tė tė dy  palėve do tė ndėrtohet federata e pėrbashkėt. Sejcila njėsi federeale do tė ndėrtoi strukturėn e vet  shtetėrore sipas kushteve dhe nevojės sė vet tė miratuar dhe aprovuar nė dhumat e tyre ligjdhėnėse. Nė kėtė ndėrtim gjithėmonė do tė jetė prezent reciprociteti  i njėsive federale. Pra ashtu si do tė aplikohen normat dhe ligjet pėr popullin pakicė qė do tė ngelė nė njerėn nga njėsitė federale – ashtu dhe nė tė njejtėn mėnyrė do tė aplikohen normat dhe ligjet pėr ate popull pakicė nė njėsinė federale tjetėr.

 

 

GJYGJI KUSHTETUES

 

Gjygji kushtetues zgjidhet nė njėsinė federale / konfederale /  nė mėnyrė tė pavarur nga organet vendore. Sistemi i zgjedhjes sė gjygjtarėve  bėhet drejtė pėr sė drejti nga parlamenti i ēdo njėsie federale. Njėsitė federale me marveshje pėrcaktojnė anėtarė tė gjygjit kushtetues pėr federatėn.  Gjygjit kushtetues i pėrcaktohen korniza tė posaēme pėr punė nga parlamenti.   

 

 

 

 

 

PARLAMENTI

 

Dhoma ligj dhėnėse ( parlamenti ) del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike ku marin pjesė nė gara shumė parti me programe dhe personalitete tė veta. Njėsitrė federale dhe vetė federata nė zgjedhje do tė dalin si njė njėsi zgjedhore. Ato parti qė kanė mė shumė vota nga ato zgjedhje kanė tė drejtė tė formojnė qeverinė nė ate njėsi federale. Ēdo njėsi federale ka parlamentin e vet.  Parlamentin federal do ta ta formojnė tė dy njėsitė federale me marveshje tė posaēme mes vedi pėr numrin e deputetėve dhe pėr numrin dhe anėtarėt e komisioneve tė ndryshme punuese tė parlamentit.

 

SISTEMI DHE PRESIDENCA

 

Maqedonia do tė jetė  me sistem federal / konfederal / . Donė tė thotė nė tė do tė ndėrtohen dy njėsi federale: ajo e shqiptarėve dhe ajo e maqedonėve.

Zgjedhjet  vendore dhe   parlamentare do tė mbahen nė ēdo katėr vite. Zgjedhjet presidenciale do tė mbahen nė ēdo pesė vite. Presidentin e zgjedhė njėsia federale. Presidentėt e shtetit ēdo njėsi federale i zgjedhe vet nė sistem tė radhės. Don tė thotė nėse nga njėsia federale e shqiptarėve zgjidhet president shteti njėsia tjetėr maqedone zgjedhe zėvėndės tė tij.  Pas pes viteve  shqiptarėt zgjedhin zėvėndės president – njėsia federale maqedone zgjedh president. Pa pėlqimin e tė dyve – tė presidentit dhe tė zėvėndės presidentit -  nuk mund tė meret asnjė vendim tė rangut  presidencial ose tė rangut  shtetėror.

 

FUNKSIONIMI SHTETĖROR

 

Maqedonia do tė ndėrtohet si shtet dhe si strukturė shtetėrore nė baza federale / konfederale /.

Ēdo njėsi federale ka parlamentin, qeverinė  presidencėn , gjygjin kushtetues  dhe organe tjera tė nevojshme pėr funksionim tė shtetit. Ka kushtetutė, simbole kombėtare e shtetėrore, pėrdorimi tė gjuhės amtare nė nivel shtetėror ose federal sipas marveshjes. Gjuhė zyrtare e federatės / konfederatės / ėshtė gjuha maqedone dhe shqipe.

Organet shtetėrore federale zgjidhen prej ēdo njėsie federale pavarsishtė nga njėsia tjetėr federale. Ata sė bashku formojnė  organet shtetėrore federative / konfederative /  sipas modelit tė rotacionit ( pėr kėtė i mirė se ardhur ėshtė modeli i Belgjikės ) . Gjithashtu koncenzusi vlenė edhe pėr sistemet federative. Nėse njėra palė nuk pajtohet me ndonjė vendim tė ēfar do llojit qoftė ai, atėherė ai ligj – vendim – nuk meret parasysh as qė mund tė aplikohet nė sistem federativ.

Njėsitė federale bijnė ligje dhe vendime pavarsishtė nga njėsia tjetėr federale. Asnjėra nuk mund tė pėrzihet nė sistemin juridik – ligjor -  dhe shtetėror tė njėsisė tjetėr federale. 

 

FUNKSIONIMI I  KOMUNAVE – BASHKIVE

 

Sistemi vendor i qeverisjes  do tė jetė  me modelin e  bashksive. Bashkitė nė vete mund tė kenė mė shumė komuna. Bashkia do tė ketė kuvendin qė do tė del nga tė zgjedhurit e popullit nė votime tė rregullta dhe tė lira. Numri i kuvendarėve do tė pėrcaktohet sipas numrit tė popullatės ose sipas nevojės – marveshjes.  Kuvendi emron  Kėshillin Egzekutiv, kryetarin e sajė si dhe kryetarin e bashkisė dhe tė komunave. Komunat e bashkive kanė vetėm njė kuvend  ku zbatojnė vendimet e kėshillit egzekutiv tė bashkisė. 

Gjithė buxheti i asaj bashkie menaxhohet nga vet egzekutivi i bashkisė. Shtetit i paguhen vetėm pjesėt e caktuara me ligj tė posaēėm.

Bashkia ėshtė e pavarur nė gjithė planifikimin e infrastrukturės sė vet ekonomike, finansiare, shėndetėsore, arsimore, rend e qetėsi si dhe nė sistemin e mbrojtjes.

Bashkėpunimi me ministritė pėrkatėse do tė jetė nėpėrmes organeve tė Kėshillit Egzekutiv tė bashkisė. Format e bashkėpunimit do tė pėrcaktohen me marveshje dhe ligje tė posaēme.

Me pushtetin qendror do tė ketė lidhje nė baza tė pėrgjithėshme tė marveshjeve si dhe normave e ligjeve qė janė tė domosdoshme pėr kryeministritė.

E drejtė e ministrive ngel tė korigjojnė ligje qė nuk pėrputhen me sistemin republikan ose sipas marveshjes me ate federativ tė asaj njėsie / bashkie / .

Parlamenti i njė federate ka tė drejtė tė anulojė qė nuk pėrputhen me normat  e pėrgjithshme kushtetuese tė asaj njėsie federale.

 

 

SENATI

 

Njėsia federale e Iliridės   nė funksion do tė ketė edhe Senatin e vet Republikan. Senati gjithėmonė do tė bashkėpunoi ngushtė me Kėshillin Kombėtar tė Republikės sė Iliridės.. Funksioni i Senatit dhe kėtij kėshilli ėshtė puna profesionale  pėr tė gjitha pyetjet me rėndėsi nė aspektin kombėtar si dhe   mbrojtja dhe siguria e qytetarėve dhe mbrojtja nga korupsioni e pushtetit aktual. Gjithėmonė do tė bashkėpunoi me kėtė kėshill dhe gjithėmonė do tė konsultohet pėr vendimet qė kanė peshė kombėtare.Senati ka rregulloret e veta pėr zgjedhjet e anėtarėve tė vet tė bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Iliridės.

 

Gostivar                                                     Kryetar i kėshillit tė senatit,

05.05.1992                                                     Selam Elmazi

 

P.S.

Me vendim Nr. Nr.03-08 / 105 ,  Dt: 30.08.2006  - Tetovė , ratifikohet ky projekt dhe i njejti me ndryshime minimale  hynė nė fuqi.

 

Tetovė                                                           Kryetar i kėshillit tė senatit,

30.08.2006                                                       Shefi   Murati