Nė bazė tė vendimit tė Partisė “ ...” -   Neni 2, i miratuar me datė: 24.03.1992    , komisioni statutar i partisė me datė:  24.03.1992   nė mbledhjen e vet tė rregullt miratoi  dhe i propozoi kuvendit tė parė tė partisė kėtė:

 

 

 

 

 

 

 

 

                     Programė  pune

                        

                                 

     

          “ Partisė  Demokratike tė Iliridės“

 

 

 

 

 

SLOGANI:

 

“Partija Demokratike e Iliridės”  ėshtė parti demokratike me synime, parime dhe metoda  tė qarta pėr zgjidhjen e problemit shqiptar  nė Republikėn e Maqedonisė .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                     Tetovė -  1992

 

 

 

SYNIMET  DHE QĖLLIMET E “PARTISĖ DEMOKRATIKE TĖ ILIRIDĖS”

 

“Partia Demokratike e Iliridės” ėshtė parti qytetare demokratike  ku synim tė saj parėsor  do tė ketė ndėrtimin e sistemit federatv / konfederativ / nė Republikėn e Maqedonisė mes shqiptarėve dhe maqedonasve me marveshje dhe bisedime nė mes  tyre. Pra nė Republikėn e Maqedonisė do tė ketė dy njėsi federale / konfederale / ajo shqiptare dhe ajo maqedone. Me marveshje tė pėrbashkėt formohen edhe struktura qeveritare dhe shtetėrore  qė do tė dalin vetė nga propozimet  dhe vendimet e pavarura tė atyre njėsive federale / konfederale /.

 

PĖR NDĖRTIM TĖ DEMOKRACISĖ PARLAMENTARE

 

 “Partia Demokratike e Iliridės”  si parim tė sajė pėrherė do tė ketė ndėrtimin dhe zhvillimin e   demokracisė sė   mirėfilltė  me standarde tė larta evropjane dhe ate amerikane nė sistemin e vet politikė dhe si bazė tė pėrhershme nė ardhmėri do tė ketė  ndėrtim tė strukturės shtetėrore nė baza moderne dhe profesionale tė modeleve mė demokratike  parlamentare . Sistemi parlamentar  mundėson konkurencė mė tė mirė nė sistemin shumė partiakė dhe zgjedhė pėrfaqėsues tė tijė me vota tė lira dhe tė drejtė pėr drejta  nė zgjedhje tė lira dhe demokratike.

Me kėtė metodė mė mirė kontrollohet sistemi i egzekutivit dhe njėherė ėshtė edhe mė efikas nė varshmėrinė e implementimit tė kėtij  pushtetit.

 

 

NDALIMI I DHUNĖS

 

Dhuna ndaj  tė gjithė qytetarėve , fėmijve, femrės dhe ndaj personave  tė hendikepuar, tė pa mbrojtur , ndaj robėrve tė luftės, ndaj tė burgosurve  nė ēfar do lloj momenti, ndaj personave tė huaj qė jetojnė dhe punojnė pėrkohsishtė nė vendin tonė, diplomatėve dhe personave tjerė tė akredituar zyrtarishtė -  do tė sanksionohet me ligj.

Gjithashtu dhuna ndaj pasurisė sė qytetarėve, grabitja e tyre nė tė gjitha format, sulmi ndaj objekteve tė patunshme tė tyre nga do qoftė qė tė vijė ajo dhe nė tė gjitha rrethanat  – do tė llogaritet si akt krimenel dhe tė njejtėt persona qė implementohen nė kėto akte do tė llogariten krimenela dhe si tė tillė “Partia Demokratike e Iliridės”do ti pėrdor dhe do ti  ndėrmer tė gjitha  masat qė kėta kriminel tė shėmtuar ti neutralizoi, ti paaftėsoi dhe ti nxjerė para drejtėsisė.

 

PIKĖPAMJET PARIMORE NDAJ NJERIUT

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  pikė synim parimor nė punėn e vet gjithėmonė do tė ketė nė rend tė parė kujdesin pėr njeriun. Njeriu tė ndjehet i lirė, tė zhvilloi lirshėm aftėsitė e veta mendore, intelektuale, krijuese etj. Nė aspektin e tė drejtave njerėzore plotėsishtė do tė respektohen ato sipas tė gjitha standardeve evropjane. Dhuna ndaj njeriut e ushtruar nga njeriu tjetėr do tė sanksionohet me ligj pa marrė parasysh se nga vjen ajo qoftė nga pushteti egzekutiv ose nė forma dhe mėnyra tjera prej personave tjerė.

 

 

SISTEMI  I  SHKOLLIMIT

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė aplikoi sistem kualitativ arsimor dhe edukativ. Mėsimi  nė shkollėn fillore dhe tė mesme do tė jetė falas e gjithashtu edhe pajisjet mėsimore pėr nxėnėsit do tė jenė nėn mbulesėn e buxhetit shtetėror.

Shkollimi i mesėm poashtu do tė sigurohet nė atė formė qė tė pėrgadisė rini tė aftė nė drejtime  profesionale pėr vazhdim nė universitete tė vendit dhe nė botėn e jashtme.

Selektimin i kėtyre fėmijve shteti do ta siguroi me teste tė ndryshme me punėtorė arsimor si mėsues, pedagog, psikolog , mjek etj. qė tė gjithė ata tė regjistsrohen nė grupet dhe profesionet qė ata mė sė miri janė tė pėrgaditur.

Gjithashtu shteti do tė organizoi edhe internate pėr nxėnės e student nė vende ku ka kushte dhe nevojė e gjithashtu do tė sigurohen edhe bursa pėr raste tė ndryshme.

Shkollimi  nė tė gjitha suazat dhe shkallėt do tė jetė nė gjuhėn amtare . Kjo vlenė dhe nėse ka kushte ose numėr tė konsiderueshėm edhe pėr pakicat tjera nacionale. 

Poashtu njė vėmendje  tė veēant do ti jepet edhe mėsimit nėpėr shkolla private. Mėsimi fetar nėpėr shkollat fetare do tė organizohet dhe paguhet  nga shteti me vendim dhe ligj tė posaēėm. Mėsimi fetar nėpėr shkollat fillore mund tė aplikohet prej moshės  10 vjeēare tė nxėnėsve pra prej klasės sė pestė e deri nė klasėn e tetė  / respektivishtė e nėntė / me normė orėsh njė nė javė pėr ēdo paralele. Mėsimi fetar nuk ėshtė i obligueshėm pėr nxėnėsit. Ai organizohet me pėlqim tė nxėnėsve dhe prindėrve me shkrimė ku do tė pėrcaktohen se pėr cilėn mėsim fetar dėshirojnė ata tė mėsojnė. 

 

MEDIUMET E LIRA DHE TĖ  PAVARURA

 

“Partia Demokratike e Iliridės” gjithėmonė do tė angazhohet qė mediumet nė pėrgjithėsi si shtypi, radioja, shtypi i pėrditshėm e revijal si dhe komunikim tjetėr elektronik tė jenė pėrherė tė lirė dhe tė pavarur nė paraqitjen e situatave mediale.

 

MBROJTJA SOCIALE

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  njė kujdesje tė veēant  gjithėmonė  do ti kushtoi mbrojtjes sociale tė shtresave tė qytetarėve  qė gjithėmonė do tė kenė nevojė pėr ato ndihma.

Kujdesi i kėsaj partie pėr fėmijėt do tė jetė i pėrhershėm. Prej lindjes sė fėmijve e deri nė moshėn 21 vjeēare ėshtė nėn kujdesin e shtetit pa marrė parasysh se jeton  nė gjirin familjar. 

Kujdesi ndaj tė moshuarėve qė kalojnė moshėn mbi 70 vjet  si dhe ndaj personave me kėrkesa tė veēanta ( tė hendikepuar ) do tė jetė  permanent deri nė fund tė jetės sė tij. Kujdesi ndaj tyre do tė manifestohet me ligje tė posaēme ku kėtė gjė do ta vėnė nė veprim qendrat rajonale pėr punė sociale.

Kujdesi ndaj bonjakėve poashtu ėshtė nėn kujdesin e pėrhershėm shtetėror.

Mbrojtja dhe ndihma sociale pėr fėmijėt do tė jetė permanente  prej lindjes e deri nė moshėn madhore ( 21 vjet ). Pas kėsaj e njejta ndihmė mund tė vazhdoi  deri nė 28 vjet  pasi tė jetė tue u shkollua, nė  universitet brenda ose jashta shtetit, nėse ėshtė i pa aftė pėr punė ( persona  me nevoja tė veēanta ( hendikep ),  nėse ėshtė jetim dhe  prindi i tij nuk ėshtė i punėsuar dhe nėse komisioni  pėr mbrojtje sociale vėrteton se tė njejtit i takon ndihma pėr shkaqe e kushte tė rėnda sociale .

 

MBROJTJA SHĖNDETĖSORE

 

Tė gjithė qytetarėt do tė kenė mbrojtje shėndetėsore. Tė gjithė ata qė janė tė punėsuar dhe paguajnė kontribute shėndetėsore – vizitat mjekėsore,  kurimet, shtrirjet nėpėr spitale , intervenimet tė ndihmės sė shpejtė , pajisje tjera teknike , pajisje me medikamente  etj. do tė pėrballohen nga i njėjti buxhet.  

Tė huajt qė do tė gjenden nė vizita familjare, turistike, bisnesi, diplomatike qė pėrjetojnė  fatkeqėsi nė komunikacion, punė etj. shteti i pėrballon ato intervenime tė ndihmės sė shpejtė dhe tė njetėt u mundėsohet qė nėse kanė dėshirė tė mjekohen nė shtetetin e tyre e njėjta gjė edhe mundėsohet.

Shteti gjithėmonė me bashkėpunim me institute tė njohura botėrore si dhe me njerėz tė aftė dhe specialistė nė kėtė lėmi do tė krijohen kushte tė mira pėr mirė mbajtjen e shėndetit tė gjithėmbarshėm tė popullatėn.

Ndėrtohen kapicitete mjekėsore si dhe institute shėndetėsore moderne dhe me pajisje tė sofistikuara pėr kėtė lėmi. 

 

 

PĖR GJYGJĖSI TĖ PAVARUR

 

“Partia Demokratike e Iliridės” do tė kujdeset qė nė shtet tė aplikohet gjygjsi e lirė dhe e pavarur nga ēdo lloi ndikimi si partiak ose shtetėror. Kjo do tė mundėsoi pėr gjykim tė drejtė dhe human. Nė seancat gjygjėsore sigurohet pėrkthim i duhur pėr gjuhėn e qytetarit qė ai don ta pėrdor. E drejta e qytetarit ėshtė tė pėrdor gjuhėn amtare.  Taksat e pagesės pėr seanca gjygjėsore do tė jenė   minimale nga qytetarėt pėrveē nė raste tė veēanta tė nominuara me ligj  ku qytetarėt do tė lirohen plotėsishtė nga pagesat.

Shtėpitė e vuajtjeve tė dėnimeve nga ana e qytetarėve duhet ti plotėsojnė tė gjitha kėrkesat e jetesės sė kėsaj kategorie. Rreptėsishtė ndalohen masat ndėshkimore dhe tė njėjtat sanksionohen me ligj  pėr situata tė ndėshkimeve pėr shkak  feve tė ndryshme, ngjyre, ose kombėsie. Nė shtėpitė e vuajtjeve tė dėnimeve  do tė ketė kontrollė tė vazhdueshėm nga kreu partiak, deputet, organizata jo qeveritare etj. Nė ato shtėpi do tė organizohen qendra pėr risocializimin e personave tė dėnuar qė pastaj nė liri tė jenė tė dobishēm pėr jetė nė  shoqėri.  

 

MBROJTJA E AMBIENTIT JETĖSOR

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  ambientin njerzor si dhe hapsirėn ku jetojmė do ta konsideroi si  primare. Shkaku. Se nuk kemi ambient rezervė. Me ēdo kushtė duhet tė ruhet ambienti nga ndotja, shfrytėzimi pa masė dhe pa kontrollė i tė gjitha  begative natyrore. Kjo ėshtė detyrė e shenjtė e jona qė gjeneratave tė ardhshme t’u lejmė mjedis tė pastėr dhe tė shėndoshė pėr jetesė.  

 

 

 

MBROJTJA E VLERAVE KULTURORE - HISTORIKE

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  me kėtė program do tė  ketė obligim qė nė mėnyrė permanente tė mbrojė vlerat kulturore dhe historike tė popullit tonė. Asnjė objekt me vlerė kulturore historike nuk guxon tė rrėnohet ose renovohet pa lejen e specialistėve shtetėror dhe pa lejen e organeve shtetėrore.  Tė gjitha vlerat kulturore tė popullit do tė ruhen dhe me xhelozi tė vėrtet tė mirė mbahen dhe afirmohen.

 

RUAJTJA DHE MBROJTJA E PASURIVE TOKĖSORE – NĖNTOKĖSORE

 

Shfrytėzimi i pasurive tokėsore – nėntokėsore gjithėmon do tė bėhet me planė tė pėrgaditur mirė nga specialistė nė tė gjitha ato fusha. Shitja ose shfrytėzimi i  kėtyre pasurive kombėtare do tė bėhet nė formė sistematike  me plane afat shkurtėra, afatė mesme dhe afatė gjate. 

Mjetėt e fituara nga kėto pasuri shteti me planė i shfrytėzon pėr ritjen e kapaciteteve tė ndryshme ekonomike-prodhuese, mbrojtje sociale, arsim e kulturė  e sidomos pėr punėsimin e njerzėve si dhe kapacitete tjera qė do ta lehtėsojnė furnizimin e tregut  me kėto lloje prodhimesh.

 

ZHVILLIMI I BUJQĖSISĖ DHE BLEGTORISĖ

 

Bujqėsia dhe blegtoria me degėt e saja  ka kushte optimale pėr zhvillim. Pėr kėtė “Partia Demokratike e Iliridės” do tė kujdeset gjithėmonė qė tė kemi njė pėrparim tė dukshėm nė bujqėsi dhe blegtori. Gjithėmonė do tė insistoi nė rritje tė numrit  tė gjedhave, krerėve tė deleve, shpezėve, bletėve, peshkimit tė liqejve dhe lumejve, prodhimeve tė drithėrave dhe prodhimeve frutore e kopshtare si dhe prodhimeve pėr ushqim tė kafshėve ( furazhė). 

 

MBROJTJA E PYJEVE DHE SHFRYTĖZIMI I TYRE

 

Pėr shkak se pyjet nė terenin tonė janė tė njė rėndėsie tė veēant pėr shėndetin dhe egzistencėn e vet jetės sė njeriut - “Partia Demokratike e Iliridės” gjithėmonė do tė angazhohet qė kėta pyje tė ruhen dhe tė kultivohen, tė ripėrtrihen. Sfrytėzimi i tyre tė bėhet me masė dhe leje nga ekspertė tė kėsaj lėmie.

 

MBROJTJA E  PRONĖS PRIVATE

 

Prona private ėshtė e pa prekur prej askujt pa lejen e pronarit. Konfiskimet e dhunshme do tė jenė tė ndaluara pėrveē me lejen e pronarit tė asaj prone. Kjo vlen edhe pėr pronarėt e huaj qė do tė posedojnė prona nė tokat tona. Prona private do tė mbrohet me ligje tė posaēme. Tė gjitha pronat private qė me dhunė janė uzurpua mė herėt nga pushtetet e ndryshme, atje ku ka kushte pėr kthim tė tyre – e njėjta edhe do tė aprovohet. Kjo vlenė edhe pėr tė gjitha pronat e uzurpuara me dhunė nga pushtetet e mė parshme . Kjo vlenė edhe pėr pronat e   Bashkėsisė sė Fesė Islame qė janė marė me dhunė nga pushtetet e mė parshme  sa mė parė tė tė kthehen  nė pronėsi tė kėtij institucioni fetar.

 

 

E DREJTA E TRASHIGIMISĖ

 

Nė trashigimi kanė tė gjithė qytetarėt e lirė dhe nėnshtetas tė republikės sė Maqedonisė. Nėse prona paraprakishtė ėshtė me testament ndryshe e rregulluar (shkruar), atėherė e njejta do tė respektohet sipas dėshirės sė pronarit tė asaj pasurie.

 

INFRASTRUKTURA

 

Kujdes tė veēant “Partia Demokratike e Iliridės” do tė ketė edhe nė ndėrtimin, meremetimin si dhe konstruimin e infrastrukturės sė pėrgjithshme nė vend, qė qytetarėt tė kenė mundėsi pėr lėvizje tė shpejtė, tė lirė dhe komode.Poashtu do tė kujdeset pėr pėrmirsimin  me ujė tė pijshėm, energji elektrike, PTT rrjetė, kanalizim etj.  Rėndėsi tė veēant nė kėtė aspekt do ti jepet ndėrtimit tė “Koridorit 8”.

Planifikimi hapsinorė tėrrėsishtė do tė bazohet nė profesionalizėm tė kėsaj lamie.

 

 

RENDI DHE QETĖSIA

 

Rendi dhe qetėsia nė vend do tė mbretėroi dhe do tė ndėrtohet  me ligje tė veēanta sipas modeleve demokratike evropiane. Shteti nėpėrmjet strukturave tė veēanta tė rendit do tė siguroi qetėsi nė vend pėr tė gjithė qytetarėt pėr ruajtjen e jetės dhe pasurisė sė tyre. Policia do tė jetė profesionale dhe mirė e sistemuar sipas standardeve dhe mundėsive tė buxhetit shtetėror.

 

MBROJTJA DHE SIGURIA

 

Mbrojtja dhe siguria nė vend do tė jetė poashtu profesionale me kuadėr tė lartė tė pėrgaditur pėr kėtė lami. Modeli do tė jetė ai i shteteve evropjane – amerikane – dhe i NATOS.

Shėrbimet ushtarake tė tė rinjėve do tė jenė me afat sa mė tė shkurtėr. Kėtė gjė do ta mundėsoi mėsimi plotėsues tė  mbrojtjes dhe sigurisė nė shkollat e mesme dhe fakulteteve.

 

BASHKĖPUNIMI DHE INKUADRIMI I MASĖS INTELEKTUALE

 

“Partia Demokratike e Iliridės” ėshtė e vetėdijshme pėr mirė qenjen e pėrgjithshme tė qytetarėve. Kėtė ajo nuk mund ta arrij pa njė bashkėpunim dhe inkuadrim  e njė mase tė madhe  intelektuale tė strukturave dhe degėve tė ndryshme. Vetėm puna me eksperta dhe profesionista tė vėrtet do tė jep rezultatet e duhura nė tė gjitha fushat e veprimtarisė sė pėrgjithshme tė qytetarėve. Kjo do tė jetė punė permanente e “Partia Demokratike e Iliridės” pėr inkuadrim tė tyre  qė me dijėn dhe profesionet e tyre tė ndihmojnė zhvillimin dhe prosperitetin e kombit tonė.

Jemi tė vetė dijshėm se ne si parti qėllimet tona programore asnjėherė nuk do ti realizojmė po nuk patėm ndihmėn masovike tė qytetarėve tanė e sidomos tė masės intelektuale.

Nėse aktivistėt tanė nuk kanė mundėsi me vėnė kontakt  - atėherė tė gjithė ata intelektual, qytetar qė kanė ngelur pa u kyēur lirishtė mund ti drejtohen ēdo dege ose nėn dege tonėn nė vend dhe jashta vendit pėr tė dhėnė kontributin e tij qė planifikimet programore tė partisė tė realizohen deri nė fund.

 

ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURĖS EKONOMIKE

 

Pa ekonomi dhe zhvillim ekonomik tė mvetėsishėm – nuk ka asnjė perpsektivė pėr asnjė vend dhe asnjė popull. Pėr kėtė gjė “Partia Demokratike e Iliridės” si synim tė veēant dhe tė kujdesshėm do tė ketė  zhvillimin ekonomik tė vendit dhe me kėte zbutjen dhe eliminimin e  papunsisė si dhe sigurimin e ardhmėrisė sė kombit tonė. 

Pėr kėtė gjė, partia  do tė hartoi plane afat shkurtėra , afat mesme dhe afat gjate  pėr zhvillimin  ekonomik tė vendit. Do tė stimulohen nė forma tė ndryshme ndėrmarjet e vogla dhe tė mesme pėr prodhim qė shfrytėzojnė  repromateriale tė vendit si dhe krijimin e kushteve ligjore dhe administrative pėr eksportin e prodhimeve finale tė  tyre.

Do tė krijoi komisione tė ndryshme me ekspert, bankier, finansier, ekonomista pėr kėtė lami ku do tė projektohen plane dhe programe pėr zhvillimin ekonomik. Gjithė ashtu kėtu nuk do tė mungoi bashkėpunimi me  vendet dhe qeveritė  mike tė botės qė do tė tregojnė gatishmėri pėr investim ekonomik te ne me kredi tė volitshme dhe punėsim sa mė tė madh tė qytetarėve tanė nė kėto firma.

 

                                         EKONOMIA E TREGUT

 

Ekonomia e tregut do tė zhvillohet sipas standardeve tė kornizuara me ligj don tė thotė se ajo patjetėr duhet  tė jetė e lirė sipas kriteriumeve tė asaj ekonomie. Me ligj tė posaēėm do tė mbrohen prodhuesit e vendit nė perioda kohore kur prodhimet e tyre patjetėr duhet tė shiten nė tregun e vendit.

 

PUNA ME BASHKĖ ATDHETARĖT TANĖ ME PUNĖ TĖ PĖRKOHSHME JASHTA SHTETIT

 

 Punė permanente e “Partia Demokratike e Iliridės” do tė jetė krijimi i kushteve ekonomike dhe punėsim ose gjetje tė formave tė ndryshme pėr punėsim nė vendlindje    bashkatdhetarėve tanė  qė punojnė dhe jetojnė pėrkohsishtė nė botėn jashtme dhe krijimin e disa kushteve minimale pėr kthim sa mė tė shpejtė tė tyre nė vend lindje. Gjer sa bashkė atdhetarėt tanė ende janė me punė tė pėrkohshme nė botėn e jashtme, “Partia Demokratike e Iliridės” pėrherė do tė kujdeset pėr ta sipas mundėsive tė saja qė ata pėrherė tė mendojnė pėr vendlindjen e tyre dhe  gjithėmonė si pikė synim kryesor tė jetė kthimi sa ma i shpejtė i tyre nė vendlindje. Kjo do tė bėhet nėpėrmejt propagandės me TV kanale satelitore, radio, shtyp ditorė e revijal etjj. Gjithashtu nėpėr ato vende do tė sigurohet edhe kuadėr arsimor pėr mėsim tė gjuhės amtare, historisė dhe kulturės sonė kombėtare.

Do tė sigurohen takime dhe informime nė vendlindje kur ata vijnė nė vizita gjatė pushimeve.

Do tė hapė degė e nėn degė tė veta nėpėr tė gjitha vendet e botės pėr tė vėnė kontakte sa mė tė afėrta me partinė e kėte edhe me vendlindjen.

 

INVESTIMET E BASHKĖ ATDHETARĖVE TANĖ NĖ VENDLINDJE

 

Krijimi i kushteve pėr investime nė vendlindje i bashkė atdhetarėve tanė poashtu do tė jetė kujdes i veēant . Kjo do tė mundėsonte kthimin e tyre sa mė tė shpejtė tė tyre nė vendlindje si dhe investim tė kapitalit tė tyre kėtu, ku ėshtė shumė me rėndėsi sepse do tė jetė njė veprim patriotikė i tyre se me kėtė do tė sigurojnė sigurim jetese edhe pėr shumė tė pa punė nė vendlindje.

“Partia Demokratike e Iliridės” me projekte  mirė tė pėrgaditura  do tė organizoi  fonde tė pėrbashkėta nacionale  qė do tė menaxhohen nga ajo vet . Kjo do tė aplikohet me specialist  finansiar  tė kėtyre lėmive si dhe me programe tė veēanta pėr kėtė aplikim. 

Kėta fonde tė pėrbashkėta do tė kenė njė ndikim tė fuqishėm qė do tė ēojnė pėrpara qytetarėt tanė nė lėmin e ekonisė , pėrmirsimit tė papunėsisė, kthim tė bashkatdhetarėve tanė nė vendlindje, mjeksi dhe arsim modern etj.

 

BASHKĖPUNIMI ME BASHKĖSITĖ  FETARE

 

Bashkėpunimi me bashkėsin e fesė islame dhe me tė tjerėt  si katolike dhe orthodokse do tė jetė nė nivel tė duhur. “Partia Demokratike e Iliridės”  duke  u nis nga fakti se feja nė kėto troje ėshtė dominante nė vetė dijėn e gjirit familjar  do tė ketė njė respekt dhe bashkėpunim tė veēant nė nivel tė duhur. Ajo do tė siguroi edhe pėrfaqėsuesit e vet nėpėr kėto institucione fetare pėr bashkėpunim sa mė tė afėrt dhe mė tė sinqert.

 

 

SHTETI DHE  FEJA

 

Feja ėshtė e pavarur nė zhvillimin e vet institucional. Gjithashtu edhe shteti ėshtė i pavarur dhe pa asnjė ndikim nga tė gjitha fetė. Shteti nuk do tė ndėrtohet nė asnjė parim fetar . Feja ėshtė e ndarė nga shteti. Nė institucionet shtetėrore nuk guxon tė ketė asnjė simbol fetar tė kujdo qoftė ai e gjithashtu edhe tė punėsuarit gjatė orarit tė punės nuk guxojnė tė mbajnė ose propagojnė simbole fetare . Feja do tė zhvillohet pavarsishtė nga institucionet shtetėrore. Asnjė fe nuk do tė lejohet qė propagon urrejtje ndaj njė feje tjetėr, ndaj njė kombi tjetėr.

 

BASHKĖPUNIMI ME ORGANIZATAT JO QEVERITARE

 

Bashkėpunimi me organizatat jo qeveritare , “Partia Demokratike e Iliridės” do ta ketė nė programėn e vet nė vend tė posaēėm. Organizatat jo qeveritare  qė veprojnė dhe kanė suksese tė dukshme do tė ndihmohen, stimulohen dhe do tu krijohen kushte pėr punė sa mė tė mirė.

 

BASHKĖPUNIM ME ORGANIZATAT JO QEVERITARE NDĖRKOMBĖTARE

 

Organizatat ndėrkombėtare jo qeveritare ndėrkombėtare do ta kenė hapur derėn pėr veprimtari tė tyre. Ata janė tė detyruara qė ti plotėsojnė kushtet dhe normat ligjore pėr veprimtari nė vendin tonė. Bashkėpunimi me ta do tė jetė nė nivel . Ata si organizata jo qeveritare do tė japin njė ndihmesė tė ēmuar nė zhvillimin e gjithė mbarshėm ekonomik dhe shoqėror tė vendit. Nė masė tė madhe do tė zbusin situatėn e rėndė sociale tė qytetarėve nė vend. Ēdo organizatė jo qeveritare ndėrkombėtare do tė ndihmohet dhe do ti krijohen kushte sidomos atyre qė do tė ndihmojnė kapacitete prodhuese nė vend.

 

BASHKĖPUNIMI ME PARTITĖ POLITIKE

 

Bashkėpunimi me tė gjitha partitė shqiptare si nė vend ashtu edhe nė Kosovė e Shqipėri, dhe nė vendet tjera do tė jetė nė nivel tė posaēėm. “Partia Demokratike e Iliridės” pėrherė do tė bashkėpunoi nė planė bilateral e sidomos kur ėshtė nė pyetje zgjidhja e ēėshtjes sonė kombėtare. Bashkėpunim parimor do tė ketė edhe gjatė fushatave zgjedhore e parazgjedhore si dhe marveshje e koalicione tė mirė fillta.

 

BASHKĖPUNIMI ME INSTITUCIONET NDĖRKOMBĖTARE

 

“Partia Demokratike e Iliridės” pėrherė do tė bashkėpunoi me tė gjitha institucionet ndėrkombėtare si nė baza partiake ashtu edhe nė baza shtetėrore. Do ti respektoi tė gjitha vendimet ndėrkombėtare. Do ti ndihmoi ato. Do tė jap edhe kontributin e vet pėr zgjiodhjen e shumė ēėshtjeve , kėrkesave dhe problemeve nė aspektib ndėrkombėtar.

 

BASHKĖPUNIMI ME PARTI TĖ NDRYSHME NDĖRKOMBĖTARE

 

“Partia Demokratike e Iliridės” do tė bashkėpunoi me tė gjitha partitė demokratike nė botė qė kanė programė tė njejtė dhe qė nuk aplikojnė synime tė errta nė zhvillimin e tė drejtave elementare tė njeriut dhe shoqėrisė. Me ta pėrherė do tė bashkėpunoi nė tė gjitha fushta qofshin ata pozitė ose opozitė.

 

BASHKĖPUNIMI ME SHTETE TĖ NDRYSHME TĖ BOTĖS

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė zhvilloi mardhanie tė mira me tė gjitha shtetet dhe qeveritė e botės brenda mundėsive tė saja pėr vėnjėn e kontakteve me ta. Zhvillimi i mardhanieve me kėta shtete do tė jetė nė planin ekonomikė  dhe tregtar.

 

ORGANIZIMI SHTETĖROR

 

Pikė nisje pėr organizim shtetėror “Partia Demokratike e Iliridės”  do tė ketė Referendumin e Shqiptarėve tė Maqedonisė pėr Autonomi Politike dhe Teritoriale i cili ėshtė i mbajtur me datė 11 dhe 12 Janar 1992  ku nė ate referendum votuan PĖR  mbi

 360 000 qytetar  tė lirė tė Republikės sė Maqedonisė . Me njė fjalė do tė respektohet dėshira dhe veridikti i popullit shqiptar qė nė Maqedoni tė jetohet nė sistem federativ / konfederativ / i pėrbėrė prej dy njėsive federale ajo shqipatere dhe ajo maqedonase ku me marveshje tė tė dy  palėve do tė ndėrtohet federata e pėrbashkėt. Nė kėtė ndėrtim gjithėmonė do tė jetė prezent reciprociteti  i njėsive federale. Pra ashtu si do tė aplikohen normat dhe ligjet pėr popullin pakicė qė do tė ngelė nė njerėn nga njėsitė federale – ashtu dhe nė tė njejtėn mėnyrė do tė aplikohen normat dhe ligjet pėr ate popull pakicė nė njėsinė federale tjetėr.

 

 

GJYGJI KUSHTETUES

 

Gjygji kushtetues zgjidhet nė njėsinė federale / konfederale /  nė mėnyrė tė pavarur nga organet vendore. Sistemi i zgjedhjes sė gjygjtarėve  bėhet drejtė pėr sė drejti nga parlamenti i ēdo njėsisė federale. Njėsitė federale me marveshje pėrcaktojnė anėtarė tė gjygjit kushtetues pėr federatėn.  Gjygjit kushtetues i pėrcaktohen korniza tė posaēme pėr punė nga parlamenti.   

 

 

PARLAMENTI

 

Dhoma ligj dhėnėse ( parlamenti ) del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike ku marin pjesė nė gara shumė parti me programe dhe personalitete tė veta. Ato parti qė kanė mė shumė vota nga ato zgjedhje kanė tė drejtė tė formojnė qeverinė ne ate njėsi federale. Ēdo njėsi federale ka parlamentin e vet.  Parlamentin federal mund ta formojnė tė dy njėsitė federale me marveshje tė posaēme mes vedi pėr numrin e deputetėve dhe pėr numrin dhe anėtarėt e komisioneve tė ndryshme punuese tė parlamentit.

 

SISTEMI DHE PRESIDENCA

 

Maqedonia do tė jetė dhe ndėrtoi nė sistemin federal / konfederal / . Donė tė thotė nė tė do tė ndėrtohen dy njėsi federale: ajo e shqiptarėve dhe ajo e maqedonėve.

Zgjedhjet  vendore  parlamentare do tė mbahen nė ēdo katėr vite. Zgjedhjet presidenciale do tė mbahen nė ēdo pesė vite. Presidentin e zgjedhė njėsia federale. Presidentėt e shtetit  i zgjedhė ēdo njėsi  federale nė  sistem tė radhės. Don tė thotė nėse nga njėsia federale e shqiptarėve zgjidhet president shteti njėsia tjetėr maqedone zgjedhe zėvėndės tė tij.  Pas pes viteve  shqiptarėt zgjedhin zėvėndės president – njėsia federale maqedone zgjedh president tė shtetit. Pa pėlqimin e tė dy pėrfaqėsuesėve nga njėsitė federale ose konfederale  -  nuk mund tė meret asnjė vendim tė rangut  presidencial ose tė rangut  shtetėror.

 

FUNKSIONIMI SHTETĖROR

 

Maqedonia do tė ndėrtohet si shtet dhe si strukturė shtetėrore nė baza federale / konfederale /.

Ēdo njėsi federale ka parlamentin, qeverinė  presidencėn , gjygjin kushtetues  dhe organe tjera tė nevojshme pėr funksionim tė shtetit. Ka kushtetutė, simbole kombėtare e shtetėrore, pėrdorimi tė gjuhės amtare nė nivel shtetėror ose federal sipas marveshjes.

Organet shtetėrore federale zgjidhen prej ēdo njėsie federale pavarsishtė nga njėsia tjetėr federale. Ata sė bashku formojnė  organet shtetėrore federative / konfederative /  sipas modelit tė rotacionit ( pėr kėtė i mirė se ardhur ėshtė modeli i Belgjikės ) . Gjithashtu koncenzusi vlenė edhe pėr sistemet federative. Nėse njėra palė nuk pajtohet me ndonjė vendim tė ēfar do llojit qoftė ai, atėherė ai ligj – vendim – nuk meret parasysh as qė mund tė aplikohet nė sistem federativ.

Njėsitė federale bijnė ligje dhe vendime pavarsishtė nga njėsia tjetėr federale. Asnjėra nuk mund tė pėrzihet nė sistemin juridik – ligjor -  dhe shtetėror tė njėsisė tjetėr federale. 

 

FUNKSIONIMI I  KOMUNAVE – BASHKIVE

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė aplikoi sistemin vendor tė vetė qeverisjes me modelin e  bashksive. Bashkitė nė vete mund tė kenė mė shumė komuna. Bashksia do tė ketė kuvendin qė do tė del nga tė zgjedhurit e popullit nė votime tė rregullta dhe tė lira. Numri i kuvendarėve do tė pėrcaktohet sipas numrit tė popullatės ose sipas nevojės – marveshjes.  Kuvendi emron  Kėshillin Egzekutiv, kryetarin e sajė si dhe kryetarin e bashkisė dhe tė komunave. Komunat e bashkive kanė vetėm njė kuvend  ku nēpērmket kryetarit tė komunės  zbatojnė vendimet e kėshillit egzekutiv tė bashkisė. 

Gjithė buxheti i asaj bashkie menaxhohet nga vet egzekutivi i bashkisė. Shtetit i paguhen vetėm pjesėt e caktuara me ligj tė posaēėm.

Bashkia ėshtė e pavarur nė gjithė planifikimin e infrastrukturės sė vet ekonomike, finansiare, shėndetėsore, arsimore, rend e qetėsi si dhe nė sistemin e mbrojtjes.

Bashkėpunimi me ministritė pėrkatėse do tė jetė nėpėrmes organeve tė Kėshillit Egzekutiv tė bashkisė. Format e bashkėpunimit do tė pėrcaktohen me marveshje dhe ligje tė posaēme.

Me pushtetin qendror do tė ketė lidhje nė baza tė pėrgjithėshme tė marveshjeve si dhe normave e ligjeve qė janė tė domosdoshme pėr kryeministritė.

 

 

NDĖRTIMI DHE BASHKĖPUNIMI ME KĖSHILLIN  KOMBĖTAR

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  si parti do tė ndėrtoi Kėshillin  Kombėtar. Funksioni i kėtij kėshilli ėshtė puna profesionale  pėr tė gjitha pyetjet me rėndėsi nė aspektin

kombėtar si dhe   mbrojtja dhe siguria e qytetarėve. Gjithėmonė do tė bashkėpunoi me kėtė kėshill dhe gjithėmonė do tė konsultohet pėr vendimet qė kanė peshė kombėtare. Partia , vendimet e dorės sė parė nuk mund ti mer ose aprovoi pa konsultim ose pa pėlqim tė kėtij kėshilli.

 

NDĖRTIMI DHE PLOTĖSIMI  I PROGRAMĖS PARTIAKE

 

“Partia Demokratike e Iliridės” pėrherė do tė kujdeset qė programa e vet partiake tė korigjohet plotėsohet me ide  tė mira dhe konstruktive qė do ta avancojnė dhe pėrparojnė punėn dhe veprimtarinė e vet  partiake.

Kjo parti do ti respektoi tė gjitha kontratatat me Senatin e Republikės sė Iliridės dhe poashtu do tė bėjė pėrpjekje qė tė ringjallė Kushtetutėn  e kėsaj republike  tė vitit 1992  tė miratuar nga qeveria e atėhershme.

Do tė jemi mirė njohės qė tė gjithė dashamirėt tanė tė na bėjnė vėrejtjet e tyre si dhe tė japin propozime pėr plotėsime dhe pasurim tė programės sonė partiake.

           

Tetovė                                                                                            Kuvendi themelues

24.03.1992                                                                                              Kryetar,

                                                                                                            Resmi  Ejupi

Nė bazė tė  aktit themelues , i aprovuar me datė: 24.03.1992 – neni 2 – komisioni statutar i ““Partia Demokratike e Iliridės”” aplikoi propozimė deri te kuvendi i parė themelues  dhe nė tė njejtėn ditė me vota tė hapta u miratua ky:

 

S  T  A  T  U  T 

 

/ i Partisė Demokratike tė Iliridės  /

 

Neni:   1.

Emri i partisė ėshtė: Partia Demokratike e Iliridės .  Shkurtesė : P.D.I.  

Neni:   2.

Selia e partisė do tė jetė nė Tetovė.

Neni:   3.

“Partia Demokratike e Iliridės” ėshtė person juridik.

Neni:   4.

“Partia Demokratike e Iliridės”  ka vulėn me formė tė rrethit me shkrimė nė gjuhėn maqedone dhe shqipe :  Демократска Партија на Илирида во Македонија – “Partia Demokratike e Iliridės” nė Maqedoni  - gjithashtu ka edhe shtembėl nė formė kėndrejti me mbi shkrimė nė gjuhėn maqedone dhe shqipe: Демократска Партија на Илирида во Македонија    Дел. Бр._____ Дата: ____  Тетово  ; Partia Demokratike e Iliridės nė Maqedoni   Nr. prot._____ Datė:______  Tetovė.

Neni:    5

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė ketė edhe siglėn e vet dhe flamurin me bazė ngjyrė tė kaltėr nė mes shqiponjėn dykrenare i rrethuar me ngjyrė tė kuqe dhe i kornizuar me fiongė tė verdhė  dhe ndėr ate tė shkruara shkrojat  PDI me ngjyrė tė kuqe.

Neni:    6.

Anėtarėsimi nė Partinė Demokratike tė Iliridės:

                  

Anėtarėsimi nė “Partia Demokratike e Iliridės” ėshtė i lirė dhe pa asnjė obligim dhe vlenė pėr tė gjithė qytetarėt e moshės madhore  tė R. Sė Maqedonisė pa marrė parasyshė fenė, kombin ose gjininė.

Neni:   7

Tė gjithė simpatizuesit e kėsaj partie nėse vendosin tė anėtarėsohen nė kėtė parti duhet ti plotėsojnė  fletė anėtarėsimet me gjeneralitė personale. Tė gjithė kėta anėtarė mė tutje do tė quhen anėtarė tė rregullt tė kėsaj partije. Tė gjithė kėta anėtarė pa marrė parasyshė funksionin partiak kanė obligimė nė pagesė anėtarėsie mujore nė njė laertėsi prej :  1 = $ .

Nėse anėtari i partisė nė familjen e vet ka mė tepėr anėtarė tė partisė – atėherė anėtarėsia paguhet vetėm pėr njė person tė asaj familjeje.

Anėtarėsimi i punėtorėve tonė qė pėrkohsishtė jetojnė dhe punojnė nė botėn e jashtme vlejnė po tė njejtat dispozita  pėrveē nė lartėsinė e anėtarėsisė e cila pėr njė muaj ėshtė: 2 = $ .    

Neni:   8.

 Tė gjithė anėtarėt e “Partia Demokratike e Iliridės”janė tė obliguar qė me shembullin e vet tė kontribuojnė nė  pėrgjithėsi pėr tė mirėn e partisė, afirmimin e sajė nė bazė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Tė kenė njė sjellje tė mirė nė strukturėn organizative nė pėrgjithėsi nė parti si anėtarė tė rregullt dhe gjithashtu edhe si i deleguar ose funksioner partiak.

Neni:   9.

Tė gjithė anėtarėt e “Partia Demokratike e Iliridės” kanė tė drejtė tė zgjidhen dhe tė zgjedhin  nė tė gjitha organet dhe strukturėn partiake nė vartėsi nga aftėsitė e tyre kualifikuese.

 

Neni:   10.

 

Dalja nga Partia Demokratike tė Iliridės :

 

Dalja nga anėtarėsia e “Partia Demokratike e Iliridės” ėshtė me dėshirėn e vet anėtarėve. Gjithashtu sektori administrativ  i partisė  mundet ta fshinė nga evidenca e vet anėtarin nėse mė gjatė kohė ( mė shumė se tre muaj ) nuk lajmėrohet nė degėt ose nėndegėt e veta nė vend dhe jashta vendit. Fshirja nga evidenca poashtu mund tė bėhet edhe me vendim tė komisionit pėr dėnime, dhurata , dekorata tė anėtarėve qė kanė bėrė  shkelje tė rėndė  dhe me te e kanė rrėnua rajtingun e partisė.

 

Neni:    11.

Anėtari i “Partia Demokratike e Iliridės” mundet  fshihet nga evidenca nėse  gjatė kohė nuk paguan anėtarėsi pa arsye.

Neni:    12

Gjithashtu anėtari mundet tė fshihet prej evidencės   nėse nė organet partiake  tregon jo diciplinė nė punė  nuk punon sipas dispozitave dhe normave tė statutit dhe rregulloreve tė punės sė partisė.

Neni:    13.

Tė gjithė kėta anėtarė qė do tė fshihen nga evidenca e “Partia Demokratike e Iliridės” kanė tė drejtė nė ankesė deri te komisionet pėrkatėse pėr ankesa. Komisionet janė tė  obliguara qė ti shqyrtojnė  tė njejtat  dhe tė japin arsyetimet dhe vėrejtjet e veta  dhe tė njejtat ti pėrgadisin deri te Kryesia e partisė. Vendimet e Kryesisė sė partisė  janė pėrfundimtare. Nėse anėtari edhe mė tej ėshtė i pakėnaqur me vendimet e  kryesisė sė partisė ka tė drejtė nė ankesė deri te Kuvendi i Partisė.  

Neni:    14.

Kapitali i Partisė  Demokratiek tė Iliridės:

 

Kapitali dhe mjetėt materiale pėr funksionim tė partisė  parėsishtė do tė mbėshteten nė pagesėn e anėtarėsisė  nga anėtarėt e vet, nga donatorė individual, persona fizikė dhe juridikė, nga vende dhe qeveri nga e tėrė bota ku “Partia Demokratike e Iliridės” ka mardhanie dhe bashkėpunim,  me aktivitete tjera ku me ligj janė tė parashikuara dhe tė lejuara.

Neni:   15

Puna dhe aktiviteti i Partisė Demokratike tė Iliridės :

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  ėshtė subjekt politikė nė vend.  Ajo aktivishtė do tė marrė pjesė dhe do tė bėjė gara nė aspektin politikė me partitė tjera nė zgjedhjet e lira dhe demokratike nė vend. Ajo me programėn dhe aktivitetin e vet do tė insistoi qė qytetarėve tė vet t’ua sqaroi qėllimet dhe rrugėt kryesore tė partisė nė planin e  ndėrtimit tė brendshėm sipas sistemit federativ / konfederativ /  pa prek kufijtė e jashtėm  shtetėror.

“Partia Demokratike e Iliridės” e pranon kufirin shtetėror tė pranuar nga bashkėsia ndėrkombėtare por nė ndėrtimin e sistemit tė brendshėm do ta pėrmbajė ate federativ / konfederativ / tė dy popujve mė tė mėdhenj nė republikė ate tė maqedonėve dhe shqiptarėve. Model efikas pėr kėtė mund tė kopjohet sistemi shtetėror i brendshėm i Belgjikės.

Neni:   16

Аktiviteti kryesishtė do tė bazohet nė programėn partiake  ku e njejta ėshtė hartuar .

Neni:   17

Bashkėpunimi i Partisė Demokratike tė Iliridės:

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė bashkėpunoi me tė gjithė qė do tė tregojnė interesė me kėtė parti. Do tė bashkėpunoi me tė gjitha partitė politike nė vend  pa marr parasyshė progromet dhe statutet  e tyre  vetėm nėse dėshirojnė bashkėpunim me kėte parti. Do tė bashkėpunoi edhe me parti tjera politike nė botėn e jashtme nėse pėr kėte ka interes partiak dhe njėherit nėse partneri pėr bashkėpunim tregon  vullnet tė mirė dhe interes pėr kėtė parti.

                                                                 Neni:  18

Kontrata , koalicione dhe aktivitete tė pėrbashkėta:

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  do tė lidhė kontrata, koalicione ose forma tjera tė bashkėpunimit me parti tjera  nėse ajo programėn e vet e ka tė ngjajshme me tonėn. Pėr kontratė dhe koalicion me biseda paraprake si dhe kontrata tė lidhura me formė tė shkruar me qėllime dhe detyra tė qarta pėr sejcilėn palė dhe tė njejtėt obligohen qė ti respektojnė dhe pėrmbushin.

Neni:   19

Format organizative tė Partisė Demokratike tė Iliridės:

 

“Partia Demokratike e Iliridės”  me punėn dhe aktivitetin e sajė do tė organizohet nėpėrmjet : Kuvendit, Kryesisė , komisioneve, kongresit, degėve dhe nėndegėve nė vend dhe jashta vendit.

                                                                  Neni: 20

 

Format dhe metodat e zgjedhjeve:

 

Tė gjitha strukturat zgjedhėse partiake do tė realizohen sipas metodės sė propozimit me persona nga degėt  dhe nėndegėt e partisė atje ku ata funksionojnė.

Varėsishtė nga anėtarėsia partiake e asaj dege edhe zgjidhen deputet ( delegatė ) pėr tė gjitha strukturat partiake me njė ēelės paraprakishtė tė pėrgaditur pėr ate degė.

Nė rastė se deputeti i propozuar  nga ajo degė tregohet jo aftė pėr punė dhe aktivitet partiak – e njėjta degė  (baza e vet deleguese )  tė njejtit ia mer mandatin. Me kėte dega nėpėrmes vendimeve tė veta me shkrimė e njofton kryesinė partiake, bisedohet pėr kėtė rast  ku pjesė tė  kryesisė partiake tė asaj dege marin pjesė dhe mė afėr arsyetojnė vendimin e tyre. Dhe pasi tė studjohen tė gjitha provat relevante pėr ate rast Kryesia e Partisė mer vendim dhe i njėjti ėshtė pėrfundimtarė pėr ate rast.

 

Neni:    21

Kuvendi i Partisė Demokratike tė Iliridės:

 

Kuvendi i “Partia Demokratike e Iliridės”  do tė pėrbėhet prej 25 delegatė. Kuvendi do tė ketė kryetar dhe zėvendės kryetar. Ajo konvokohet ēdo vit respektivishtė nė ēdo katėr vite pėr emrimin e Kryesisė sė Partisė, komisioneve dhe organeve tjera punuese. Kuvendi punon me komisione me materiale paraprakishtė tė pėrgaditura mė parė nga komisionet pėrkatėse.  Me kuvendin udhėheq, e pėrgaditė  dhe e drejton kryetari i kuvendit. Nė mungesė tė kryetarit  tė njejtėn punė e bėnė nėnkryetari i kuvendit.

 

Neni:   22

Nė raste tė jashtėzakonshme , kuvendi mund tė mblidhet  edhe nė seanca urgjente.

Neni:  23

Deputet tė kuvendit mud tė zgjidhen nga tė gjithė degėt  e partisė nė vend dhe jashta vendit  vartėsishtė nga numri i anėtarsisė.

                                                                   Neni:  24

Kuvendi nė seancat e rregullta ose jo tė  rregullta  mundet tė emroi, riemroi komplet ose pjesė tė Kryesisė sė partisė varėsishtė nga situata dhe kėrkesat. Nė tė njejtat seanca mundet edhe tė emrohen ose shkarkohen anėtarė tė kryesisė ose tė disa komisioneve dhe trupave punuese qė janė tė nevojshme pėr funksionimin partiak.

Neni:    25

Kuvendi  vendos edhe pėr kėrkesa tjera  si pėr ndėrrimin e programės, statutit, rregulloret e punės tė kuvendit , tė kryesisė sė partisė dhe organeve tė saja. Gjithashtu vendimet e Kuivendit  pėr ankesa tė caktuara, dekorime, falenderime, mirėnjohje etj, janė pėrfundimtare.

Kėto ankesa kuvendi i pranon me mendime tė caktuara nga komisionet gjegjėse dhe Kryesisė nga edhe mund tė kėrkohet sqarim shtesė pėr to qė sa mė real tė jetė vendimi.

                                                                     Neni:  26

Kongresi i Partisė Demokratike tė Iliridės:  

 

Kongresi i partisė nė linjė tė rregullt do tė mbahet nė ēdo pesė vite. Deputetet e kongresit i zgjedhin degėt e partisė nė vend dhe diasporė. Kongresi punon nėpėr komisione ku mė parė ka materiale dhe propozime tė pėrgaditura. Kongresi tė njėjtėt materiale, propozime i miraton nė pėrgjithėsi ( paket ) , i ndryshon ato ose nuk i miraton.

Kongresi emron Kryesinė e partisė. E miraton ose ndėron programėn dhe statutin e partisė.Me propozim mund tė ndėrrohet edhe emri i partisė, flamuri, sigla. Me kongresin udhėheq, teknikishtė e pėrgaditė komision prej pes vetave. Kėtė komision e emron Kryesia e Partisė tre muaj para se tė mbahet kongresi.

Pėr kėtė edhe emrohen edhe  komisione pune tė kongresit, komisioni teknik, buxhet plani dhe tė gjitha aktivitetet qė do tė jenė tė nevojshme pėr mbajtjen me sukses tė kongresit.

Nė kongresė veē deputetėve tė rregullt do tė ketė edhe musafirė dhe funksionerė partiak si shtetėrorė ashtu edhe ambasada tė akredituara nė vendin tonė si dhe organizata tjera qeveritare dhe jo qeveritare nga vendi dhe diaspora si dhe burra shteti nga vendet mike tė botės. Pėr tė gjitha kėto thirje vendos kryesia e partisė.

Kryesia e partisė pėr gjatė kohės deri sa ėshtė nė pėrgaditje e sipėr kongresi partiak  ka komisionin e vet me numėr tė konsiderueshėm tė anėtarėve qė do tė ndihmoi prej fillimi e deri nė pėrfundim tė tij pėr mbarim tė sukseshėm. Ky komision ka kontakt tė pėrhershėm me kryesinė me kontakte fizike, telefon etj. si dhe me forma tjera tė komunikimit.

Pėr kongresin , Kryesia miraton edhe rregullore pune  tė posaēme pėr pėrgaditjen dhe mbajtjen si dhe deri nė pėrfundim tė tij sė bashku me komisionin e njejtė qė do ta udhėheq.

                                                                     Neni:  27

Kryesia e Partisė Demokratike tė Iliridės:

 

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės” emrohet nė ēdo katėr vite nga ana e Kuvendit – respektivishtė tė Kongresit tė partisė.

Kjo parti  punėn dhe aktivitetin e sajė do ta ndėrlidhė me degėt , organet dhe komisionet e ndryshme nė vend dhe dhe diasporė.

                                                                     Neni:  28

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės” nė strukturė do tė ketė  dhe do tė formoi komisione, trup punues, degė dhe nėn degė nė vend dhe diasporė dhe organe tjera qė do tė jenė tė nevojshme pėr punė tė suksesshme tė partisė. Tė gjitha kėta struktura partiake do tė kenė edhe rregulloret e punės tė pėrgaditura dhe tė miratuara nga Kryesia e partisė.

                                                                   Neni: 29

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės”   ka kryetar, tre zėvendėsa, sekretarin e pėrgjithshėm dhe 15 anėtarė.

Anėtarėt e Kryesisė sė “Partia Demokratike e Iliridės” zgjidhen nga tė gjithė degėt nė vend nė varshmėri nga numri i anėtarėve tė asaj dege. 

Neni: 30

Mbledhjet i konvokon kryetari i partisė , nė mungesė tė tij mbledhjet i konvokon , pėrgaditė dhe drejton njėri nga nėnkryetarėt mė tė vjetėr.

Neni:  31

Kryesia nė mbledhjet e veta tė rregullta miraton rregullore pune pėr kryesinė, degėt, nėn degėt nė vend dhe diasporė, pėr punėn e komisioneve, trupeve punuese dhe organeve tjera qė do tė jenė tė nevojshme pėr vet partinė nė njė periudhė tė caktuar kohore e cila pėrcaktohen me vendim tė posaēėm. Nėnshkrues i tė gjitha kėtyre rregulloreve pune ėshtė kryetari i partisė respektivishtė zėvėndės kryetarėt ose sekretari i pėrgjithshėm .

Neni:   32

Anėtari i kryesisė i cili pėr ēfar do lloj rasti , nėse pa arsye mungon mė shumė se tre mbledhje pa arsye

 ( leje )  i njėjti thiret pėr sqarime me kontakte personale ose me telefon ose me mjete tjera komunikuese qė tė elaboroi mungesėn e tij nė ato mbledhje.  Nėse edhe mė tutje ky anėtarė nuk pėrgjigjet nė kėto thirje, kryesia me vendim tė posaēėm e njofton anėtarin e kėsaj kryesie pėr fshirje tė tij  si anėtarė i kryesisė qendrore. Ky rregull vlen edhe pėr anėtarėt e komisioneve dhe organeve tjera partiake.

 

Neni:   33

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės”  nė mbledhjet e veta tė rregullta mund edhe tė koptoi edhe anėtarė tė ri nėse anėtari paraprak ėshtė fshi nga evidenca nė bazė tė  nenit: 31 tė kėtij statuti . Pėr kėtė pikė sė pari  bėhen konsultime me degėn nga  vjen anėtari dhe nė bazė tė mendimeve dhe propozimeve tė asaj dege kryesia e partisė vendos pėr mandatin e anėtarit tė ri. Anėtari i ri merrė pjesė nė tė gjitha mbledhjet e kryesisė por pa tė drejtė vote deri nė verifikimin e mandatit tė tij nga seanca e rregullt e Kuvendit tė partisė.

Neni:   34.

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės”  nė seancat e veta tė rregullta vendos me forum i cili nuk guxon tė jetė nėn 50 % e anėtarėve tė kryesisė nga numri i pėrgjithshėm i tyre don tė thotė jo mė pak se 8 veta. .

                                                                   Neni: 35

Tė gjitha ankesat , vėrejtjet, propozimet , mirėnjohje, shpėrblime paraprakishtė i jepen komisionit pėrkatės dhe ata janė tė detyruar ta shqyrtojnė, studjojnė tė gjitha rrethanat me fakte dhe argumente nė formė shkrimi japin mendimet e tyre dhe tė njejtėn e dėrgojnė pėr shqyrtim deri te Kryesia e partisė. Kryesia me kėto fakte dhe argumente vendos dhe arsyeton vendimin  dhe palėn e udhėzon se ka tė drejtė ankese deri te kuvendi i partisė. Vendimet e Kuvendit tė partisė janė pėrfundimtare.

                                                                     Neni:  36

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės”  nė fund tė ēdo viti kalendarik miraton buxhet, bilans pagesor, amortizime, fitime dhe aktivitete tjera qė kanė lidhje me buxhetin e partisė. I njejti buxhet planė i miratuar pėrgaditet edhe pėr Kuvendin e partisė ku kryesia paraprakishtė personi i autorizuar jep raport para kuvendit pėr buxhet planin vjetor tė partisė.

Neni:37

Emrimet e organeve trupave  punuese nga ana e kryesisė janė nė varshmėri tė plotė nga ajo dhe ata janė tė detyruar qė punėn e tyre respektivishtė - aktivitetet me ia prezentua kryesisė nė formė shkrimi. Nėse  kėto organe dhe trupa punuese nuk janė efikas nė punėn e tyre atėherė kryesia mer vendim pėr shkarkim ose plotėsim – ndėrim - tė tyre me anėtarė tjerė.Pėr ktėt aktivitet kryesia nė formė tė shkruar e njofton ate organ, trup punues pėr vendimet e saja dhe i njejti material dėrgohet deri te komisionet e kuvendit partiak.

Neni:38

Kryesia e “Partia Demokratike e Iliridės”  nė aktivitetin e vet me punė me kuadro dhe persona tjerė specialist pėrgaditė strukturė tė vete e cila nė momentet e zgjedhjeve ato kuadro i propozon pėr zgjedhjet tė rregullta. Me tė gjithė kėta kuadro tė larta , partia pėrgaditė kandidatė pėr qeveri pėr organe dhe trupa punuese qė janė tė nevojshme pėr shtetin dhe kandidat pėr pėrfaqėsitė diplomatike konzulare nė botė.

Neni: 39

Nė rastė  tė sjelljes sė papėrgjegjshme tė kryetarit respektivishtė nėn kryetarėve dhe sekretarit i pėrgjithshėm – anėtarėt e kryesisė me vota mė tepėr se 8  nė formė shkrimi mund tė kėrkojnė deri te kuvendi qė tė njejtėt tė japin raport para tij pėr sjelljet dhe vendimet e tyre.

Kuvendi vendos pėr punėn e mėtutjeshme tė  kryesisė. Ai mundet tė mos e pėrfillė ate kėrkesė dhe aspak tė mos diskutoi pėr te, tė diskutoi dhe tė kėrkoi sqarime nga anėtarėt nėnshkrues tė atij propozimi, mer vendim pėr shkarkim tė kryesisė respektivishtė emron anėtarė tjerė nė ato funksione. Vendim pėrfundimtar mer kongresi i partisė. Deri te vendimi i kongresit personat e shkarkuar nga kuvendi i partisė nuk mund ti ushtrojnė funksionet partiake , repsektivishtė ata janė nė suspenzion. Kryesinė e re kuvendi e emron me karakter tė pėrkohshėm deri sa tė mbahet kongresi i rregullt partiak.

Neni:40

Puna dhe aktiviteti i komisioneve , trupave punuese dhe organeve tjera partiake:

 

Aktiviteti dhe puna e komisioneve si dhe tė trupave tjera punuese tė nevojshme pėr partinė me njė mandat tė caktuar nė formė shkrimi dhe me vendime si dhe me rregullore tė pėrgaditura pėr tė njėjtat  mbėshtetet puna dhe aktiviteti i gjithėmbarshėm i tyre. Pjesė tė kėtyre strukturave mund tė funksionojnė me mandat  tė caktuar. Tė gjithė kėto organe janė tė emruar nga kryesia e partisė dhe si tė tillė janė nė varshmėri tė plotė nga ajo. Tė gjitha raportet e pėrgaditura nga kėto struktura partiake  janė nė formė tė shkruar dhe si tė tilla u dėrgohen komisioneve tė kryesisė.  

Neni:41

Nė rast se pushon funksionimi i partisė –  material nė formė tė shkruar dhe tė pėrgaditur i dėrgohet kongresit tė partisė  pėr kėtė propozim. Kongresi i partisė mer vendim pėr pushimin e aktivitetit dhe punės sė kėsaj partie nėse  konstatohet se deri nė fund janė harxhuar tė gjitha resurset meteriale, njerzore dhe morale. Nė rast tė pushimit tė punės dhe aktivitetit tė kėsaj partie e gjithė pasuria e tundshme dhe e pa tundshme u  ndahet  organizatave humanitare nė vend.

Tetovė                                         Kuvendi i Partisė 

24.03.1992                                                                                              

                                                                                                                Resmi  Ejupi